09,01,2026

Bora në Kukës arrin në një metër, bllokohen dhjetra njësi administrative

Must Read

Lartësia e borës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 m në Valbonë pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës e ulje temperature njofton Shtabi i Emergjencave i Kukësit.

Në qytete lartësia e dëborës varion nga deri në 25-35 cm. Të bllokuara janë Njësitë Administrative  Grykë-Çaj, Kalise, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi dhe shumë fshatra në Bashkitë Has e Tropojë.

Shtabi i emergjencave njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë energji elektrike vetëm qytetet B.Curri e Krumë,pjesa tjetër është pa energji, ndërkohë OSHEE raporton se prej mëngjesit të sotëm Bujani, Rragami, Tropoja dhe Kruma janë pa energji elektrike.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së. Lajmin për vdekjen e tij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img