29,03,2024

Blushi, Ramës: Hap kutitë dhe turpërohu

Must Read
Ben Blushi

“Plot 84% e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votës në një proces transparent dhe të monitoruar nga media, si dhe kushdo i interesuar për të. Mbi 95% e anëtarësisë votoi për ta konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë, kur partia fiton zgjedhjet dhe është në qeveri”, tha ministri Blendi Klosi.

Sipas rezultatit zyrtar, bie në sy se rezultati më i lartë i mbështetjes është në Qarkun e Shkodrës me 98 për qind, ndërsa Tirana renditet e fundit me 93 për qind. Blendi Klosi e përshkroi procesin si një ushtrim të ri demokratik në Partinë Socialiste.

“U respektuan në mënyrë korrekte kërkesat që parashikon Kodi i Zgjedhjeve në parti për mbajtjen e referendumeve”, vijoi më tej ministri Klosi.

Por Ben Blushi nuk mendon kështu, përkundrazi. Duke akuzuar organizatorët për mungesë transparence dhe për manipulime, Blushi thotë se në referendum ka marrë pjesë më pak se 40 për qind e anëtarësisë. Për të provuar se kjo nuk është e vërtetë, Ben Blushi i bëri Edi Ramës një sfidë të ngjashme, me atë që Edi Rama i bëri Sali Berishës pas zgjedhjeve të 2009-s.

“Unë nuk do të them hap kutitë ose largohu, por do të them hap kutitë ose turpërohu!”, shkruan Blushi.

Ben Blushi nuk pranon se ka humbur nga ky referendum, përkundrazi. Ai thotë se ka fituar lirinë, për të cilën ka një projekt.

“Do t’i tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar atë”.

Kjo është fjalia e fundit e letrës së Ben Blushit për shtypin, ku ai nuk thotë nëse lirinë e fituar pas referendumit do ta jetojë brenda apo jashtë Partisë Socialiste. /TopChannel

The post Blushi, Ramës: Hap kutitë dhe turpërohu appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img