20,05,2024

Blushi: Kjo klasë politike ka bërë marrëveshje për të mos u marrë vesh

Must Read

Deputeti Ben Blushi e konsideron të turpshëm bllokimin e konsensusit për reformën në drejtësi. Ai thotë se edhe nëse votohet, reforma ka marrë një njollë.

“Unë shpresoj që të gjendet konsensusi, pavarësisht se kjo që po ndodh është qesharake. Kam disa kohë që e them. Kjo që po ndodh është e turpshme. Shpresoj të kalojë, por edhe nëse kalon, ka marrë një cen. Unë do ta votoj, rëndësi ka që një draft të hyjë në seancë. Kam 6 muaj që pres të votoj. Kjo që ndodhi, që u arrit në një marrëveshje, ishte qesharake. Pra, klasa politike bën marrëveshje për të mos u marrë vesh”, tha Blushi për mediat pak pasi doli nga salla e Parlamentit.

Blushi nuk pranoi të komentojë zërat për qeveri teknike pas votimit të reformës.

“Shqiptarët do ta paguajnë koston më të lartë. Ky parlament i ka orët e numëruara. Nuk dua të komentoj se çfarë do të ndodhë pas reformës. Rëndësi ka të votohet”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img