19,11,2024

Blic Intervista || Daut Haradinaj: Së shpejti zgjedhje. Isa Mustafa nuk është kërkah!

Must Read

5foto-kushtrim-ternava-daut-haradinaj17

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është i bindur se zgjedhjet janë rruga e vetme për të dalë nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic thotë se situata në Kosovë është serioze dhe ajo nuk mund të zgjidhet me improvizime.

Haradinaj e ka komentuar edhe paralajmërimin e Qeverisë Mustafa për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ky farë kryeministri nuk është këkrkah. Deri sa Mali i zi, është i gatshëm që ta shqyrtojë demarkacionin për t’i përmirësuar gabimet që janë bërë, kryeministri i ka fiks idet e tij. Po kufiri është çështje serioze dhe ai nuk mund të zgjidhet as më një komision, as me 3 ekspertë ndërkombëtar, e as me vullnetin, prej inatçorit, të Isa Mustafës”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë të dhënë për Gazetën Blic.

Deputeti i AAK-së, ndër të tjera flet edhe për protestën e 14 majit. Ai është i bindur se përveç Nismës për Kosovën, edhe Vetëvendosje do t’i bashkohet protestës së thirrur nga AAK, për faktin se sipas tij, kjo protestë është thirrur kundër keqqeverisjes.

Edhe Daut Haradinaj ka dilema nëse opozita e bashkuar do të mund të dakordohej për një listë të përbashkët zgjedhore.

Deputeti i AAK-së, thotë të ketë dëgjuar për një nismë nga Kadri Veseli për gjetjen e një zgjidhjeje politike, por shton ai, ende nuk ka asgjë konkrete as nga kreu i PDK-së e as nga ai i LDK-së.

Gazeta Blic:  Z. Haradinaj, AAK ka thirrur një protestë gjithëpopullore për 14 maj, mirëpo pa konsulltimin paraprak me dy partitë opozitare, VV e Nisma. Pse AAK e ndërmori një veprim të tillë “krye në vete”?

Daut Haradinaj: Ne e kemi shtyrë një protestë me 26 mars, për të cilën ishim pajtuar të gjithë. Mirëpo që nga ajo ditë, çështja e kësaj proteste sikur u harrua. VV-ja e pati kërkuar shtyrjen e saj, dhe ajo mëpastaj nuk pati ndonjë kërkesë se kur do të duhej të mbahej protesta e anuluar. Kemi pasur presion të vazhdueshëm nga antarësia e AAK-së, që të vazhdojmë me protesta, sepse protestat nuk janë mbajtur vetëm sa për formë, por kanë qenë domosdoshmëri që të kundërshtohet qeverisja e keqe dhe lidershipi i saj që ka shkelur kushtetutën. Prandaj edhe e kemi thirrur protestën e rradhës për 14 Maj.

Gazeta Blic: Nisma tashmë ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë protestë, mirëpo VV ende nuk e ka qartësuar qëndrimin e saj. A keni sinjale se edhe VV do t’i bashkangjitet kësaj proteste?

Daut-Haradinaj

Daut Haradinaj: Unë besoj që edhe VV-ja do të duhej t’i bashkohej kësaj proteste. Protesta e thirrur prej nesh, s’ka të bëjë me parti politike por me keqqeverisjen në vend. VV-ja, ka qenë mjaft e përgjegjshme dhe e vendosur që t’i kundërshtojë edhe marrëveshjet antikushtetuese por edhe qeverinë që e ka shkelur kushtetutën. Sipas mendimit tim VV-ja, do të duhej ta konsideronte edhe si obligim ta ndihmojë këtë protestë, sepse protesta paraprake ishte anuluar me kërkesë të tyre.

Gazeta Blic: Nëse VV nuk do t’i bashkangjitet kësaj proteste, a po rrezikohet shpërbërja e opozitës së bashkuar?

Daut Haradinaj: Unë nuk e shoh kështu as opozitën e bashkuar as rrezikun e asaj që thoni ju, shpërbërjën e opozitës së bashkuar. Ne kemi një milion arsye për të protestuar dhe unë besoj që edhe VV-ja, ka pokaq arsye. Ne kemi qenë pjesë e një fronti të përbashkët, ose opozitë e bashkuar në dy tema. Ato nuk kanë marrë epilog të caktuar akoma, prandaj unë jam i bindur se në do të vazhdojmë të jemi në një front në kundërshtimin e kësaj keqqeverisjeje.

Gazeta Blic: Kur jemi te opozita e bashkuar, tash e sa kohë po përmendet mundësia e një liste të përbashkët zgjedhore. Sa janë gjasat për këtë listë të përbashkët dhe cilat janë sfidat për realizimin e kësaj liste?

Daut Haradinaj: Nuk e di se sa janë gjasat që të ketë një listë të përbashkët.  E di që AAK, ka bërë një propozim mbi bazën e partneritetit me dy partitë opozitare. Ne e kemi bërë propozimin, ndërkaq mundësinë e zgjedhjes ia kemi lënë VV-së. Ata kanë propozuar një formulë tjetër të organizimit politik të opozitës, e cila nuk nënkupton partneritet por dominim.

Gazeta Blic: Para disa ditësh presidenti, Hashim Thaçi në një ceremoni të organizuar në sheshin e Kryeqytetit e mori detyrën e re. Opozita e ka kontestuar zgjedhjen e tij. Mirëpo, nëse do t’i thërras partitë në konsulltime për zgjidhjen e krizës politike, a do të merrni pjesë?

Daut Haradinaj: Kriza politike nuk është në mandatin e Presidentit. Kriza politike zgjidhet me zgjedhje. Duhet t’i kthehet mandati qytetarit. Nuk mund qeveriset ky vend, nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën. Ajo qeveri duhet të japë dorëheqje dhe të hapë rrugë që vendi të shkojë në zgjedhje. çdo përpjekje tjetër është improvizim, dhe ne nuk jemi të interesuar për improvizime. Situata është serioze dhe nuk zgjidhet me improvizime.

Gazeta Blic: Në opinion po përflitet se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka filluar një iniciativë, me ndërmjetësimin e disa personaliteteve nga shoqëria civile për zgjidhjen e krizës politike në vend. A u ka dërguar Veseli AAK-së njerëz që të uleni e të negocioni për të tejkaluar këtë situatë?

Daut Haradinaj: [quote_colored name=”” icon_quote=”no”]Kam dëgjuar për këtë nismë, por nuk e di çka nënkupton ajo. Deri me sot, me sa di unë, nuk ka mbërri asnjë nismë e as ide se si të dilet nga kjo krizë, as nga Veseli e as nga partneri i tij. Ata duket që janë të interesuar që ta shtyjnë këtë gjendje, për aq sa mund ta shtyjnë.[/quote_colored]

Gazeta Blic:  Z. Haradinaj, opozita po vazhdon të këmbëngul që zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga ky ngërç politik. Nëse nuk do të ketë zgjedhje te reja, cilat do të jenë veprimet e opozitës?

Daut Haradinaj: Unë jam i bindur që do të ketë zgjedhje. Jo sepse ne jemi pro zgjedhjeve, por sepse nuk po shohim rrugë tjetër për të dalë nga kriza politike.

Opozita duhet ta bëjë punën e vet. Ajo duhet ta bindë elektoratin se oferta e saj është më e qëndrueshme se sa oferta e pushtetit. Sa i përket mundësisë që opozita të jetë e bashkuar, kjo ka të bëjë me ndershmërinë e një bashkëpunimi, që nënkupton partneritet dhe jo kalkulime politike. AAK-ja, është shprehur e hapur për çdo lloj bashkëpunimi, që nuk nënkupton dorëzim të vizionit të saj. Ne nuk po kërkojmë poashtu që dikush të heq dorë nga vetja, por të gjithë të japin nga vetja, në emër të ndryshimit.

Gazeta Blic: Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka paralajmëruar se pas vlerësimit të Komisionit ndërkombëtar për Demarkacionin, i cili tha se nuk gjeti shkelje gjatë shënjimit të kufirit me Malin e Zi , do të bëjë ratifikimin e marrëveshjes edhe në Kuvend. Si do të ndaloni një gjë të tillë, apo tashmë jeni dorëzuar? Cilat do të jenë hapat?

Daut Haradinaj: E çuditshme kjo! [quote_colored name=”” icon_quote=”no”]Ky farë kryeministri nuk është këkrkah[/quote_colored]. Deri sa Mali i zi, është i gatshëm që ta shqyrtojë demarkacionin për t’i përmirësuar gabimet që janë bërë, kryeministri i ka fiks idet e tij.

Po kufiri është çështje serioze dhe ai nuk mund të zgjidhet as më një komision, as me 3 ekspertë ndërkombëtar, e as me vullnetin, prej inatçorit, të Isa Mustafës.

Ka shtete që nuk i kanë zbatuar as vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit për kufijt e tyre, siç është Kroacia, e lere më vendimet e një Komisioni total të papërgjshëm

Unë jam i bindur se deputetët që e kanë marrë mandatin e popullit, nuk do ta ratifikojnë këtë marrëveshje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img