21,05,2024

BISEDIMET DUHET TË KUSHTËZOHEN

Must Read

RIZAH RESHANI
Vazhdimi i bisedimeve me Serbinë duhet te kushtëzohet sepse ekziston rreziku qe vazhdimi i tyre pa kushtëzime ta cenoj rende identitetin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
Lidershipi aktual serb ende ka mendësi millosheviqiane. Ai ende është nen ndikimin e Kishës serbe dhe të oligarkisë së Putinit.
Serbia nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të deritashme të Brukselit. Në Kosovë ka ende struktura paralele, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin dhjetëvjeçar në Kosovë, nuk i ka kthyer eshtrat e të vrarëve, nuk e ka hequr Kosovën nga kushtetuta, etj.
Beogradi këmbëngul në formimin e mekanizmave ekzekutiv si Asociacioni në Kosovë dhe pavarësisht nga retorika dinake e Vuqiqit ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Serbia synon ta shndërroj Kosovën në një Qipro dhe brenda saj përmes Asociacionit ta ketë një minishtet të saj. Ose nëse nuk e arrin këtë, ta gllabërojë Veriun e Kosovës.
Nëse bisedimet vazhdojnë pa kushtëzime ku rrezik na kërcënohet si Shpata e Demokleut.
Disponimi i Brukselit nuk është i favorshëm për ne. Qendrat ndërkombëtare nuk duan konflikte të ngrira, prandaj kriter kryesor te vendimmarrjes e kanë realitetin ekzistues ne terren. Për shkak te interesave te tyre ekonomike dhe gjeopolitike. sidomos shtetet e BE-se, aktualisht duket se janë të prirura që të anojnë kah Beogradi.
Për shkak të këtyre arsyeve, Prishtina zyrtare se pari duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me përfshirjen e një ndërmjetësuesi dhe garantuesi Amerikan, pastaj që Serbia të kërkoj falje për gjenocidin dhjetëvjeçar në Kosove, që t’i kthej eshtrat e të vrarëve, që të mos e pengoj Kosovën në anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, që ta heqë atë nga preambula e Kushtetutës se saj, që Asociacioni të formohet vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që Beogradi të pajtohet që ti paguaj dëmet e luftës dhe të okupimit nga regjimi i Milosheviqit dhe që epilog i bisedimeve të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.
Gjithashtu bisedimet duhet kushtëzuar me kërkesën që Beogradi t’ua njoh shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat tv drejta qv Asociacioni do t’ua garantojë serbeve të Kosovës.
Për të ndodhe kjo, lidershipi ynë shtetëror dhe estabilishmenti vendimmarrës e partiak duhet të jetë unik dhe këmbëngulës, sepse ndërkombëtarët nuk i vlerësojnë të përçarët, puthadorët dhe frikacakët.
Më 03. 07.2018
FERIAJ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img