11,10,2025

Biseda kryesore Biden-Vuçiq ishte Kosova, ja çka biseduan

Must Read

Biden i ka falënderuar serbët për mikpritje, duke thënë se me këtë e ka bërë mbesën e tij të mendojë se ai është shumë i rëndësishëm.

“Zotëri kryeministër, keni kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë shtetin tuaj që të jetë fitimtar në shumë fusha. Ju falënderoj për pritjen në aeroport. Mbesën time e keni bërë të mendojnë se jam person i shumë i rëndësishëm. Vizita ime është e shkurt, por mendoj se kemi arritur shumë. Njihemi gjatë, Obama dhe unë e respektojmë lidershipin tuaj në situata të rëndësishme, e veçanërisht në raporte me Kroacinë”, ka thënë Biden në konferencë për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Numri dy i SHBA-së ka thënë se ndër temat kryesore gjatë bisedës më Vuçiqin ka qenë dilogu mes Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar se “nevojitet ende punë për t’u larguar nga historia”.

Biden e Vuçiq kanë folur edhe për raportet e fundit Serbi-Kroaci dhe për deklaratat që kanë acaruar situatën, kryesisht me rastin e festës kombëtare të këtyre të fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img