28,07,2025

Birra më e mirë se paracetamoli për dhimbje

Must Read

Sipas një studimi të ri, të pish dy birra ka më shumë efekt në lehtësimin e dhimbjeve sesa të marrësh qetësues si paracetamoli.

Përgjatë 18 studimeve të ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti i Greenwich në Londër gjetën se pirja e dy gotave birrë mund të lehtësojë dhimbjet.

Duke e çuar përbërjen e alkoolit në gjak në rreth 0.08%, ju do t’i jepni trupit tuaj një “reduktim në dhimbje”, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit shpjeguan: “Gjetjet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik i dobishëm që sjellë reduktime në intensitetin e dhimbjes”.

Por, megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli redukton ndjenjat e dhimbjes për shkak se prekë receptorët e trurit apo vetëm sepse ulë ankthin, i cili më pas na bën të mendojmë se dhimbja nuk është aq e keqe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img