04,02,2026

Bilall Sherifi: Vendimi i Kushtetueses, i pritur

Must Read

bilall-sherifi

Sekretari i Nismës për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë se vendimi i gjykatës Kushtetuese për ta hedhur poshtë kërkesën e opozitës lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, nuk ka qenë i papritur, raporton GazetaBlic.

“Për rrethanat të cilat aktualisht egzistojnë është vendim i pritur. Sa here qe ka qenë në pyetje pushteti personal i Hashim Thaçit Gjykata Kushtetuese i ka ardhur në ndihmë”, është shprehur ai.

Sipas Sherifit, edhe kjo është një pikë që e paraqet kapjen e shtetit.

“Edhe ky aktgjykim i kushtetueses është produkt i kapjes së shtetit”, ka thënë Bilall Sherifi në një prononcim për Gazetën Blic.

Gjykata Kushtetuese doli sot me vendimin e saj final, me ç’rast e hodhi poshtë kërkesën e partive opozitare për ta kontestuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president. /G.Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img