03,05,2024

Big Brother/ Banorja shpërthen në lot, ja çfarë i bënë dy vajzat e reja (Foto)

Must Read

Xheni, vajza më e ndjeshme e shtëpisë së Big Brother ka shpërthyer në lot pasi është përballur e vetme dy vajzat e reja, Donën dhe Kleodianën.

 

Edhe pse nuk e ka dhënë veten përballë tyre Xheni ka dalë në pjesën e verandës për t’u qetësuar, por kjo situatë është vënë re nga Armela e cila është afruar pranë saj për ta pyetur pse është mërzitur.

“Për çfarë mërzitesh për këto. E kupton se ato po ia arrijnë qëllimit”, i thotë Armela duke theksuar se do flasin sërish me Sidritën dhe më pas do të përgatisin Xhenin për të fituar një debat ndaj vajzave të reja “do e ngresh ti situatën dhe futemi ne të të ndihmojmë”, i thotë ajo.

“E kuptoj edhe unë se nuk po bëj asgjë” thotë Xheni, duke shtuar se “ka që në mëngjes që më thotë hajde”, duke iu referuar Kleodianës që e ka ftuar për të bërë aerobi.“Sikur jam 150 kg”, thotë Xheni që mezi i mban lotët.

Më pas ajo i kërkon Armelës që ta lërë vetëm duke shpërthyer në lot pasi ka ikur shoqja e saj është futur në dhomë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img