05,05,2024

Big Brother/ Babai i vjen në studio, zbulon gënjeshtrën e madhe

Must Read

Ademi dhe Ejona na kanë rrëfyer që në natën e parë të “Big Brother” jetën e tyre të vështirë dhe luftën me varfërinë.

 

Çifti ka zbuluar se gjatë jetës kanë vuajtur dhe ende janë në situatë të vështirë ekonomike. Megjithatë, sot, babai i Ademit na ka rrëfyer disa të vërteta që banori i shtëpisë së “Big Brother” nuk na i kishte thënë më parë.

“Na tha që do shkonte në Gjermani dhe më kërkoi 500 mijë lekë. Ia dhashë nga paratë e kempit. Por kur filloi “Big Brother” po e shihnim në shtëpi dhe pamë një çift që i kishte sytë të mbyllur”, ka treguar babai  i Ademit, teksa u shpreh se u surprizuan në familje që panë atë dhe Ejonën në “Big Brother”.

Pas rrëfimit të babait, Ademi ka treguar mes lotësh se ajo nuk ishte hera e parë që e gënjente. “Unë e kam gënjyer shumë babain, sepse kam qenë çapkën, kam lëvizur shumë. Por shpresoj ta kem bërë krenar”, ka thënë ai.

Më tej banori është shprehur se, “I thashë babait që do shkoja në Gjermani se më duheshin paratë të paguaja shtëpinë. Më dha paratë e kempit. I kërkoj falje që nuk i tregova dhe i them që e dua shumë”.

Ademi ka shpjeguar se këtë periudhë në “Big Brother” po e koncepron si pushime, meqë me Ejonën nuk kanë bërë pushime më parë. “Po ia kalojmë shumë mirë”, është shprehur ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img