29,04,2024

Biden zbret në Kosovë, pritet me nderime të larta shtetërore

Must Read

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me të zbritur nga avioni “Air Force Two”, Bidenit dhe bashkëshortes së tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi.

Numri dy i Amerikës ka ardhur në Kosovë nga Serbia, ku qëndroi gjatë ditës së sotme për takime me krerët shtetërorë serbë.

Të pranishëm në aeroport, për t’i uruar mirëseardhje zëvendëspresidentit amerikan, ishin edhe ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, si dhe kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img