29,04,2024

Biden shpreh ngushëllime për viktimat e bombardimeve të NATO-s

Must Read

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka kërkuar falje familjeve që humbën të afërmit e tyre gjatë luftërave në Ballkan, përfshirë edhe viktimat e bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Si senator, Biden ishte përkrahës i madh i bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë viteve ’90. Ai më parë kishte thënë se puna e tij për t’i dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi ishte njëri ndër “momentet më krenare” të karrierës së tij politike.

Bombardimet në vitin 1999 në Serbi i dhanë fund luftës në Kosovë ndërsa Biden gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje familjeve të viktimave.

“Kujtimet për ata që humbën jetën janë ende të freskëta”, ka thënë Biden.

“Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjeve që kanë humbur personat e dashur gjatë luftërave në vitet ’90, përfshirë edhe të atyre që humbën jetën si rezultat i kampanjës së NATO-s”, ka shtuar ai.

Biden sonte gjatë orëve të mbrëmjes do të arrijë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img