27,12,2024

Betimi i Abraham Lincoln

Must Read

Letër drejtuar Ministrit të Arsimit z. Arsim Bajrami

Një gjë e paudhë e pa shije dhe me kujtime neveritëse : asnjëherë , askund nuk duhet e mundet Njeriut t’ia lëkund dyshimin për të besuar . Sepse besimi është vetë arsyeja që e bënë këtë dallim.
Kush është i autorizuar që të bëjë “prerje “, të statuseve sociale duke i dalluar fëmijet nëpër kopshte, duke mos e kujtuar faktin se ata janë letra e bardhë që ruhet me xhelozi çdo shkronjë, e cila shkruhet aty. Mësuesit e pedagoget të cilat nga njohja e përgjithshme e kemi mësuar ndoshta gabim se ; ata janë zëvendësues të prindërve pra një epitet për të cilin secili prind, kur e dergon fëmiun në shkollë, ai e ka këtë ndjenjë që duart që do ta mbajnë, do të jenë sikurse shpirti i tij të jetë gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk po del ashtu siç pretendohet! Atëherë kur të rastisë që në mjediset sociale parashkollore dhe në të gjitha ato të arsimit fillor e të mesëm, do të shihni se si “mësuesit”, sillen me disa nga fëmijet e tyre, pra nxënësit. – Disa i përqafojnë për shkak të nënave të bukura, disa të tjerë për shkak të xhepave të baballarëve të tyre apo edhe e treta duhej që të jenë me ndikime politike, qoftë edhe hajna të jenë.
Në Mjekësi e kemi shembullin e Betimti të Hipokratit, edhe pse tek ne është e dëshmuar se shumë Mjekë mantelbardhë e kanë zemrën e zezë, mirpo kushti është i shenjtë, atëherë kur respektohet sikurse në vendet e tjera që ne kemi dëshirë të na shkojnë jargët zhagas kur i marrim ato për shembull si shtetet ; Japonia , SHBA-të, Norvegjia etj etj .
Atëherë pse të mos futet në kurrikulumin apo në testin e punës( sido që të jetë) edhe Betimi Lincoln pra e kemi fjalën për Letrën e Shenjtë që i dërgoi presidenti i SHBA-se , mësuesit të djalit ku shprehë gjithë vijën njerëzore e humane që ka dëshirë një prindë të trasojë pasardhësi i tij, ku përcakton ndjekjen e personalitetit dhe kalitjen e tij që do të ngjitet shkallëve të jetës. Sepse thënë shkurt, këtë letër kanë dëshirë të gjithë ta kujtojnë kur pinë ndonjë expresso, mirëpo po e fute në përdorim, ndonjë nga kolegiumi mësonjëtores do të djersitet e do t’i vie të ftohët. Është pasiguria e tij në profesion dhe mungesa e dashurisë në profesionin e tij, mendjen e ka tek bastorja, apo parukerja.
Kemi nevojë për këtë Letër të shenjtë sepse ; Gjeneratat e reja në të ardhmën do ta dëshmojnë sakrificën tone të shenjtë, kemi rininë më të shëndoshë në Evropë, kemi të gjitha veqoritë tipike thelbësore të vetëdijes kombëtare…..etj etj

Shkolla është krijuar që njeriu të bëhet, sepse nuk është i bërë, vetëm aty mund të bëhet.
Letrën e Presidentit mund ta gjeni kudo.
Ps. Ju keni edhe ide, edhe pula , andaj ju faleminderit për konsideratën.
Kastriot Bushi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img