18,11,2024

Beteja e Kaçanikut, 20 vite nga rënia heroike e 28 dëshmorëve

Must Read

Data e sotme është një ditë e veçantë, pasi historia edhe pse me kujtime të hidhura për jetët e humbura, sjellë në kujtesën e shqiptarëve betejën heroike të Kaçanikut. Brigada 162 “Agim Bajrami” e shkroi suksesin me gjakun e trimave, që dhanë shpirtin për çmimin e lirisë. Njëzet vite më parë, qindra të rinj e të reja luftuan me heroizëm, të diktuar edhe nga idealet për ta bërë Kosovën një vend të lirë e të pavarur nga okupimi i regjimit serb.

Ushtria e Sllobodan Millosheviçit në atë kohë kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut. Ajo sulmoi edhe pupullatën civile, ndërsa kreu masakër si në shumë qytete e fshata të tjera të vendit.

Në betejën e 9 prillit, konkretisht në Lagjen e Re të Kaçanikut u zhvilluan luftime të ashpra, ku në fronin e betejës ranë heroikisht: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha.

Gjithashtu në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img