05,05,2024

Besnik Berisha kandidat potencial për kryetar komune

Must Read

Nisma për Kosovën në Ferizaj tashmë ka zgjedhur këshillin drejtues, kryetarin e degës si dhe ka formuar strukturat e saj. Kështu bëri të ditur kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti politik në Ferizaj, Besnik Berisha. Duke shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar komune, Berisha shtoi se janë në përgatitje të listës së kandidatëve që do të garojnë për Kuvend Komunal.

“Kandidat potencial do të jem unë, mirëpo kjo i mbetet Këshillit Drejtues . Janë të hapura të gjitha mundësitë, ka mundësi që edhe njerëzit e rinj të jenë kandidatë për kryetar, pa problem, në qoftë se dikush ka synim edhe i ka kriteret atëherë unë jam i hapur“, tha Besnik Berisha.

Ndërsa, sa i përket përgatitjeve për fushatë dhe zgjedhje që do të mbahen në tetor, ai tha se Nisma po punon vazhdimisht në këtë drejtim.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar intensivisht, jemi në përfundim të listës zgjedhore për asamble, ndërsa sa i përket kyçjes jemi të hapur për të gjithë të rinjtë në Ferizaj dhe rrethinë që të bëhen pjesë e Nismës për Kosovën, dega në Ferizaj. 90% janë të rinj, diku prej moshës më të shtyer jemi vetëm 5 veta, ndërsa kryesia 17 anëtarë, d.m.th, 12 janë të gjithë të rinj“, tha Berisha.

Sivjet është hera parë që Nisma për Kosovën në Ferizaj do t’i hyjë garës për kryetar komune dhe Asamble.

/ ARTA BEQIRI /

/ TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img