Paraditen e sotme në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryetar të klubit të hendbollit “Kastrioti” femrat.
Skënder Ramadani i cili deri më sot ishte kryetar i këtij klubi, këtë detyrë ja dorëzoi Besnik Berishës i cili aktualisht mban edhe pozitën e z. ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në pranin e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, të drejtoreshës së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe para lojtareve të këtij klubi.
Me këtë rast drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Skender Ramadani për sukseset e arritura të këtij klubi, ndërsa ka thënë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë përkrahja e Komunës së Ferizajt për këtë klub.
Ndërsa, kryetari i deritanishëm i këtij klubi Skënder Ramadani, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dal në ndihmë këtij klubi kur kishte nevojë, ndërkaq ka theksuar se deri tek dorëheqja ka ardhur si pasojë e shumë angazhimeve të tjera të cilat i ka.
E nga ana tjetër kryetari i ri i klubit të hendbollit “Kastrioti” femrat Besnik Berisha, ka thënë se do të angazhohet që të siguroje edhe fonde shtesë për këtë klub, duke marr parasysh rezultatet që i kanë treguar vazhdimisht ky klub.
Pavarësisht problemeve financiare ky klub vazhdon të mbetet në Supërligën e Kosovës në hendboll, ndërsa mbetet si njëri ndër ekipet me të suksesshëm që nga pas lufta në hendboll. Vitin e kaluar ky klub ka qenë edhe finalist i kupës.