11,01,2025

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Must Read

Në katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë ishin mbledhur qindra besimtarë, të cilët ndoqën nga afër meshën e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Përmes fjalës së tij kryepeshkopi dërgoi një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

Besimtaret kanë ndjekur meshën me qirinj në duar duke uruar njëri-tjetrin. Ata morën nga kisha flakën e Zotit për ta çuar atë në shtëpinë e tyre për më shumë mbarësi. Simbol i kësaj feste është veza e kuqe.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

The post Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img