Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha ka shkruar se në listën e të përgjuarve bëjnë pjesë edhe ambasadorë.
Ja postimi i plotë i tij:
Ja disa nga personalitetet shtetërore dhe politike nga lista e 375 te përgjuarve nga institucionet shtetërore, partitë politike, biznesi, media dhe bota artistike te përgjuar prej 6 muajsh ne kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën nga manjaku Edvin Shullazi!
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
Sekretari i përgjithshëm i presidencës, Florian Nuri
Kryetari i parlamentit, Ilir Meta
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dede
Kryetari Gjykatës se Larte, Xhezair Zaganjori
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj
Drejtori i Shërbimit informativ shtetëror, Visho Ajazi
Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj
Avokati i Popullit, Igli Totozani
Guvernatori i Bankës se Shtetit, Genti Sejko
Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe te Larte
Kryetari i Gjykatës se Apelit për Tiranën, Alaudin Malaj dhe më vonë Hysni Demiri
Kryetari i Gjykatës Administrative, Kastriot Selita
Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi
Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpetim Idrizi
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi
Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.
Burimet digjitale bëjnë me dije se në listën e të përgjuarve janë ambasadoret e vendeve të mëdha perëndimore dhe shefat e shërbimeve perëndimore, shefat e misioneve të institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tirane.
Në listën e të përgjuarve ka pronarë e drejtues të mediave elektronike dhe të shkruara, portaleve dhe blogjeve kundërshtare apo kritike të Qeverisë. Lista e të përgjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin në 375 persona vendas dhe të huaj
The post Berisha tregon emrat e politikanëve që po përgjohen appeared first on Lajminet.