15,01,2026

Berisha: Të zbardhet vrasja shtazarake e emigrantit shqiptar në Greqi

Must Read

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur horror lajmin për vrasjen e emigrantit shqiptar, derisa u ka bërë thirrje autoriteteve greke që ta zbardhin rastin.

Lexoni të plotë reagimin e Berishës

Emigrantin shqiptar Pëllumb Marinkolaj e masakrojnë shtazërisht për vdekje ne komisariatin e Policisë Kato Patisia te Athines!

Te dashur miq, një lajm horror kanë përhapur mediat online rreth vrasjes me masakrim nga policë grek brenda në një komisariat policie ne kryeqytetin helen të të riut shqiptar emigrant ne Greqi, Pëllumb Marinkolaj dhe fshehjen e këtij krimi monstruoz nga autoritetet policore greke për mëse 10 ditë.

Duke shprehur ngushëllimet me te sinqerta familjes se viktimës te këtij akti barbar, i bej thirrje autoriteteve greke te zbardhin me transparence te plote këtë akt te shëmtuar kriminal shtetëror dhe të vendosin para ligjit autoret dhe fshehësit e tij.

Denjo gjithashtu heshtjen e turpshme te autoriteteve zyrtare shqiptare me masakrimin barabar të të riut shqiptar ne komisariatin e policisë greke.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img