21,02,2024

Berisha: Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, në ballë Kosova!

Must Read
Sali Berisha

Berisha ka analizuar në Kuvend, qendrimin e Ramës në debatin që ai pati sot me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Forumin e Beogradit.

Atje Rama deklaroi se: “unë bie dakord me Aleksandrin dhe nuk më intereson shumë se jam tradhtar apo hero, por jam nje njëri që beson se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë me njeri-tjetrin për këtë rajon…”

Por kjo deklaratë, sipas Berishës, qendrimi i Ramës e linte në hije Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia, në një kohë kur njohja është thelbi dhe kushti kryesor në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, – nënvizoi disa herë ish-kryeministri, – udhëheq Kosova! Pala shqiptare duhet të bëjë të parën Kosovën”.

“Unë sot e ndoqa Forumin dhe sot pashë një gjë, thënien “se jam i vendosur të punoj për marrëdhëniet serbo – shqiptare dhe ne e  themi shqiptaro-serbe. Kjo është shumë në rregull. Por, ç’na del tani?!”, pyeti ai, duke dhënë vetë përgjigje.

“Nëse themi do të punojmë për marrëdhëniet shqiptaro- serbe, kjo nënkupton shqiptarët kudo që janë, vetëm me një kusht që është jetik për suksesin e këtyre marrëdhënieve: Kosova e pavarur!”

“Në këto marrëdhënie udhëheq Kosova. Udhëheq Kosova në këto marrëdhënie! Duhet të shkojnë  marrëdhëniet aty ku duhet kur shqiptarët i udhëheq Kosova”.

Ai nënvizoi se kjo nuk do të thotë se Tirana të jetë jashtë! “Në asnjë mënyrë! Nuk them të mos bëjë politikën e vet! Në asnjë mënyrë. Por duhet të kemi një vetëdije që nëse flasim për këto marrëdhënie, ato për palën shqiptarë duhet të bëjnë të parën Kosovën!”.

“Çdo përpjekje për të lënë në hije Kosovën, është reminishencë e së kaluarës  e marrë nga liderët e rinj!”

“Ne kemi një problem që 47 vjet diktaturë na lanë me disa koncepte dhe në këtë çështje në lidhje me Serbinë, “In front Kosova!” –  Në ballë Kosova – Interes të parë Kosova!”

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha tha: “Ka deklaruar sot se nuk çaj kokën se më quajnë tradhtar apo hero! Në fakt zotëri, nuk e meriton të quhesh as tradhtar, as hero po thjesht një batakçi!”

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet Visar Avdyli, personi i kërkuar nga Norvegjia për një vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj shtetasin kosovar me inicialet V.A, që ishte i kërkuar me udhërarrest ndërkombëtar. Sipas...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img