Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ngjarje që sipas tij është flagrante dhe e rëndë, ku Emiljano Shullazi ka kërcënuar që të japë dorëheqje rektori Mynyr Koni nga gara e tij për zgjedhjet në universitet.
Gjatë një diskutimi para gazetarëve, Berisha theksoi se është kërcënuar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Ndër të tjera ai theksoi se Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet e tij, ndërsa ftoi prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje.
“Emiljano Shullzai përcakton rektorët në Tiranë. Dje profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Por dje, Shullzai i kërkoi dorëheqjen Konit. Ka shkaktuar me tre makina, dhe tek profesori Dhori Kule. I kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese që ti heq çdo mbështetje Mynyr Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, pasi unë nuk jam lidhur me Mynyr Konin dhe Kule, pasi burimi është 100 për qind i sigurt. unë nuk do isha këtu para jush. në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës komuniste.”, tha Berisha.
Ai kercenoi kryeministrin Edi Rama se per cdo gje qe do t’iu ndodhe profesoreve do te pergjigjet ai personalisht