19,11,2024

Berisha i AAK-së: Vetëvendosje nuk është e interesuar për pushtet (VIDEO)

Must Read

atdhe-mulla-anton-berisha-04_5023

Idja e Vetëvendosjes që sa më vonë të vije në pushtet është e dëmshme për Kosovën, sepse nuk jetohet nesër, por jetohet sot”. Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

“Vetëvendosje nuk ka treguar ndonjë entuziazëm aq të madh të përgjegjësisë, por unë mendoj që ata duhet, duhet te tregojnë sepse çdo qitë që po kalon, po dëmtohet Kosova dhe nuk është interesante që në një shtet të dëmtuar nesër të udhëheqësh”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se kauza që po e ndan bllokun opozitar ka të bëjë me projeksionin politik partiak.

“Vetëvendosje mendon që projeksioni i tyre politik duhet të jetë dominues. Ne mendojmë që partneriteti nënkupton gjetjen e pikave të përbashkëta dhe darkodimin rreth atyre pikave, përndryshe ne nuk e kemi të dosidoshme subordinimin e aq më pak variantet e reja që kanë dalë të shkrirjes në një subjekt politik që është e pakuptim për AAK-në si parti e traditës së djathtë dhe me një historik heroik”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Anëtari i kryesisë së AAK-së e vlerëson angazhimin e deritashëm të Vetëvendosjes për kundërshtimin e dy marrëveshjeve.

“Në të mirën e Vetëvendosjes është që të vazhdojë bashkëpunimin me AAK-në edhe për shkak të shprehjes që bashkimi bënë fuqinë, por edhe për shkak të llogaritjeve juridike”, ka thënë ai.

Se sa janë lënduar raportet me Vetëvendosjen, se cili është projekti i AAK-së që vendi të dalë nga kjo situatë dhe cila është kërkesa e AAK-së për NISMA për Kosovën, mund ta kuptoni në intervistën e realizuar sonte në “Kontakt”./Tribuna Channel/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=videoseries?list=PL-sMILPl2e_KjqM6YM2aAyflevG2QiPp_]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img