11,09,2025

Berisha: Çka pret MASHT-i?!

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Arsimit nëkëtë komunë ose shkarkimin e tij nga kryetari i komunës.
Agim Berisha, nga departamenti për arsim në PDK, tha se kjo duhet të ndodh sa më parë në mënyrë që të mos vazhdohet viktimizimi i 28 mijë nxënësve.
Sipas Berishës arsimi ferizajas është duke u degraduar ditë e më shumë.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vazhdim:

Që nga ardhja e kësaj qeverie, arsimi si njëra ndër shtyllat më specifike dhe më me peshë e një shoqërie është keqtrajtuar dhe politizuar skajshmërisht për qëllime të përfitimeve politike të një kaste të caktuar personash që e degraduan sistemin arsimor.

E para: Largimin e drejtorëve më të suksesshëm nga shkollat dhe zëvendësimi i tyre me persona të dështuar, me biografi të mjegulluar, madje sjellja e disave nga jashtë (që nuk i plotësonin kriteret e konkursit), të cilët në vitet e 90-ta e kishin braktisur shkollën shqipe, atëherë kur i duheshin më shumë se kurrë. Veprime këto që, sa ishin irrituese, po aq ishin fyese dhe të turpshme për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ky ishte vetëm fillimi i një politike të mbrapshtë dhe shkatërruese ndaj sistemit arsimor në komunën e Ferizajt.
E dyta: Punësimet pa konkurs dhe pa kritere, mospërfillja profesionale dhe moszbatimi i ligjeve të MASHT-it nga kjo bashkëkeqqeverisje si dhe punësimet e militantëve, vetëm të anëtarësisë së LDK-së dhe AAK-së është kulmi i turpeve të kësaj kaste sunduese.
Politikë e pakripur e pa të ardhme, e cila po e dëmton rëndë të nesërmen e brezit shkollar, duke krijuar boshllëqe në rrugëtimin e dijes së tyre.
E treta: Punësimet me nga një gjysmënormë, kjo është një risi tjetër e keqe e kësaj bashkëkeqqeverisje, e papranueshme në aspektin praktik e pedagogjik.
Pra, për katër norma i punësojnë tetë veta, ky është shembulli më absurd. Veprohet kështu me qëllime të caktuara politike, blerjen e votave përmes punësimeve në arsim.
* A s’është ky politizim i shkollës sonë?
* A s’është ky kushtëzim dhe presion politik ndaj mësimdhënësve?
Presionet e tilla politike, për fat të keq na kujtojnë sistemin dhe vitet nën sundim që thyen qafën njëherë e përgjithmonë.
E katërta: Rritja e numrit të nxënësve në klasat e dhjeta nga 32 në 45 e më tepër, si dhe formimi i paraleleve të reja është një degradim tjetër që i bëhet arsimit nga kjo bashkëkeqqeverisje, e cila po e vret vullnetin e nxënësve dhe mësimdhënësve për një mësim më cilësor.
Të regjistrohen nxënësit me sukses të mjaftueshëm e të mirë në Gjimnaz, unë nuk di se cili kriter është përdorur. Por, kështu po rrënohet sistemi i arsimit nga vetë ata që duhet ta mbrojnë.
E pesta: Pa mëdyshje është edhe një dobësi tjetër caktimi i ushtruesve në vend të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Kjo tani është bërë dukuri në shkollat e komunës së Ferizajt dhe nuk e dimë se kur do të ndalet kjo e keqe. Pse nuk zgjedhen, po qeveria aktuale i mbanë në ethe, mbase edhe ky është presion dhe një pazar në vete.
MASHT-i çka pret, ku në komunën e tretë në nivel të Republikës e ka arsimin në një deregje të tillë. Prandaj shtrohet pyetja pse nuk inspektohet kjo drejtori nga MASHT-i siç veproi në Malishevë.
Mos vallë nepotizmi a korrupsioni i paska shtrirë rrënjët deri te Ministria?!
Mendojmë se është përgjegjësi e MASHT-it të veprojë sa më shpejt që është e mundur sepse organet komunale nuk duan ta prishin jaraninë e tyre me komunarët, apo janë peng i korrupsionit, prandaj po heshtin ndaj këtyre dukurive, të cilat nuk po gjejnë zgjidhje assesi.
Përmbyllje: zotëri kryetar, me këtë drejtues të drejtorisë së arsimit as që pritet të ndyshojë gjendja për të mirë, vetëm sa do të përkeqësohet edhe më shumë, prandaj ndërrojeni një orë e më parë, mos i viktimizoni 28 mijë nxënës se është e pafalshme për ju.
Po si duket këtë mundësi nuk e keni, por veprimi tjetër është në vullnetin tuaj, prandaj dorëhiquni, sepse do të liroheni nga një barrë kaq e madhe e mëkateve që keni ndaj këtyre nxënësve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img