03,07,2025

Behije Mustafa shpallet sportistja e vitit në Ferizaj

Must Read

Këtë mbrëmje në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është bërë përzgjedhja e sportistëve të vitit 2022.

Sportiste e vitit 2022 është zgjedhur karateistja nga klubi i karatesë “Sharri” Behije Mustafa, e cila ka arritur që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror e cila me plotë meritë është rreshtuar ne vendin e pestë.

Ndarjen e këtij çmimi e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai me këtë rast ka përgëzuar Behijën, por edhe të gjithë sportistët për suksese e arritura gjatë vitit të kaluar.

Hapjen zyrtare të kësaj mbrëmje e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila ka thënë se përzgjedhja e më të mirëve ka qenë mjaft e vështirë me vet faktin se sportistët ferizajas, gjatë vitit të kaluar kanë treguar suksese të mëdha.

Kjo ngjarje vijoi me ndarjen e mirënjohjeve, medaljeve dhe kupave për sportistët më të mirë dhe kontribut dhënësit në sportin ferizajas gjatë vitit 2022.Me mirënjohje post-mortum u nderuan Ahmet Hyseni- Petrova dhe Isak Ilazi.

Mirënjohje u ndanë edhe për klubet sportive të personave me nevoja të veçanta siç janë: shoqata e të verbërve, shoqata “Handikos”, shoqata “Hendifer”, shoqata “Handicap Kosova”.

Mirënjohje u ndan edhe për sportistë veteran të cilët edhe pse në moshë kanë lënë gjurmë të thella në sportin kosovar. Me mirënjohje u nderuan Mehmet Sahiti, Ismet Jupa dhe Njazi Behluli.

Çmimi për mjekun sportiv të vitit 2022 ju nda Dr. Florent Dauti dhe Dr. Enver Ismaili.

Punëtori i vitit sportiv u zgjodh Lulzim Abazit nga KF Ferizaj, ndërsa trajner i vitit u shpall Shemsi Shaqiri.

Gazetari sportiv për vitin 2022 u shpall Rrahman Kurti nga Televizioni Festina, ndërkaq gjyqtari më i mirë ishte Fitim Sadriu, ndërsa pedogogu i vitit u shpall Hazir Salihu, si dhe çmimi tjetër ju nda shoqatës bjeshkatare alpiniste “Lybeteni”.

Ekipi i vitit 2022 që ka shënuar rezultate të mëdha, duke korre suksese si ne garat brenda Kosovës ashtu edhe jashtë vendit, është Klubi i Karatesë Sharri “Ferizaj”.

Në këtë mbrëmje u shpallen edhe sportistët pionier të vitit 2022 e të cilët janë: Yll Mahalla-karateist, Mevlan Dalipi-karateist , Reina Matoshi -karateiste si dhe Etnik Ferizi-gjimnastike.

Por, më i miri i të mirëve, sportist i vitit pioner në këtë grupmoshë është përzgjedhur Shkëmb Reqica nga klubi i notit “Kastrioti”.

Sportistet kadet u zgjodhën: Lijana Hyseni- karateiste, Muhamet Sahiti-karateist, Rron Shahini-not si dhe Era Aliu-basketboll.

Por, më i mira prej kadetëve është zgjedhur xhudistja Jetesa Baliu.

Sportistët junior 2022 u zgjodhën: Olsa Hoxha-hendbolliste, Alban Abazi-boksier, Dea Misini-notuese, Verona Muhaxheri-hendbolliste, Fjolla Rushiti-notuese, Ermir Bytyqi-xhudo dhe Valentin Uruqi-shah.

E nga ana tjetër këshilli ka shpallur Drin Bajraktarin si më të mirin në futboll, pasi ka mbrojtur ngjyrat e klubit të vet në moshë të re dhe me leje special nga mjeku u angazhua ne reputacionin e Kosovës.

Në këtë mbrëmje u shpallën edhe dhjete sportistët senior. Blerton Nuha-ciklist, Yllka Jashari –volejbolliste, Shega Hashani-pingpong, Loris Idrizi-boksier, Jeton Bislimi-hendbollist, Albion Neziri-karateist, Hysen Hyseni-automobilizëm, Gentrit Halili-futbollist, Vlera Gashi –xhudiste si dhe Alma Loku-karateiste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img