01,05,2024

Bëhet promovimi i krijimtarisë letrare të autores Tahire Berisha-Abazi

Must Read

Në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor sonte, është zhvilluar edhe një aktivitet letrar promovues i krijueses Tahire Berisha-Abazi, i organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.

Ndërkaq sonte është bërë promovimi i disa librave siç është: “Dimension trëndafili”, “Shkolla në xhungël”, si dhe “Grerëza Api dhe bleta Filia” .
Me këtë rast autorja është shprehur se përmes shkrimeve më mirë i shpreh mendimet, emocionet, ndjeshmërinë ndaj çdo gjëje që më preokupon.

Në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor që po mbahen për nder të 150 vjetorit të themelimit të Ferizaj, nesër duke filluar nga ora 9:30 do të mbahet një konferencë shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, ndërkaq në orën 18:00 është paraparë të mbahet një ekspozite kolektive e artit pamor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img