11,01,2026

Befason moti edhe sot, këto janë temperaturat

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte.Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.    

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë celsius.Shtypja atmosferike, sërish do të regjistroj vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img