02,05,2024

BE shpreson në një takim gjatë javës me liderët politik të Maqedonisë

Must Read

Nga Komisioni Evropian thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me partitë si dhe po i ndjekin në vazhdimësi ngjarjet në Shkup. “Delegacioni i BE-së është në kontakt me partitë dhe shpresojmë se ata do të pajtohen që të takohen gjatë kësaj jave”, ka deklaruar për Agjenciën “Meta”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq.

Nga LSDM vlersojnë se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e takimit të liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni në të cilin do të bisedohet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe të besueshme. Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja presin që dikush ti fton për takim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se takimi i liderëve nuk ka se çka të ofroj për dalje nga kriza politike dhe se një takim i tillë do të ishte jo serioz dhe nuk beson se do të mbahet.

Deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti vlerson se takimi i liderëve duhet të mbahet sepse është në interes të qytetarëve, ndërsa për zgjedhje korrekte  së pari duhet që të krijohet ambient politik.

Nga ana tjetër zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ftoi për mbajtjen e takimit mes liderëve apo çfardoqoftë niveli që të bisedohet për kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa lideri i partisë në pushtet, Nikolla Gruevski nga ana tjetër ka thënë se partia e tij do të merrte pjesë në takim liderësh, por paraprakisht duhet të dihet tema dhe plani për takim.

“Deri tani askush nuk ka kontaktuar për mbajtjen e takimit të liderëve. Ne gjithsesi se do të pranonim por është mirë që të ketë marrëveshje dhe përgatitje paraprake rreth temës së takimit për arsye se për qytetarët nuk është mirë që të mbahen takime liderësh pa plan dhe temë të përgatitur mirë paraprakisht, posaçërisht për faktin se çdoherë neve na akuzojnë nëse dështon takimi”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.  Ai madje tha se për momentin nuk ka as nismë dhe as temë për mbajtjen e takimit të liderëve./ lajmi.net.

The post BE shpreson në një takim gjatë javës me liderët politik të Maqedonisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img