Tregun me te madh te shitjeve e ka kanabis që gjeneron 10.6 miliardë euro të ardhura, e ndjekur nga heroina me 7.7 miliardë euro.
Në raportin e Komisionerit për Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian, Shqipëria paraqitet si një vend i rëndësishëm burimi për bimën e kanabisit që trafikohet në kontinent.
Po ashtu në dokumentin e përpiluar nga Brukseli, shqiptarët së bashku me turqit dhe pakistanezët, veçohen si lojëtarët kyç të trafikimit të heroinës në Europë, raporton Top Channel
“Shpesh ata bashkëpunojnë, mirëpo ka edhe raste -shkruan raporti- që prishja e pazareve të drogës përfundon me episode fatkeqe si të shtënat me armë zjarri”. Po ashtu këto grupe janë të përfshirë jo vetëm në trafikimin e drogës, por atë të armëve, mallrave të tjerë të jashtëligjshme apo edhe qenieve njerëzore.
Po ashtu, në dokument përmendet Holanda, Çekia dhe Spanja si pjesë të rëndësishme të tregut të drogës. Dokumenti është një udhërrëfyes për Europolin dhe vendet e Unionit.
Shefi i Europolit, Rob Wainwright, tha se edhe pse nuk ka prova të forta për ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis drogës dhe sulmeve të dhunshme, ai tha se ky treg ndërthuret me forma të tjera të krimit, sikurse është dhe terrorizmi, ndaj paraqet një kërcënim të madh për bllokun 28-vendesh./ lajmi.net
The post BE publikon raportin 2016 për drogën dhe fitimet marramendëse, ja ku renditet Shqipëria appeared first on Lajminet.