Në një deklaratë për shtyp, delegacioni i BE-së shpreh keqardhjen që kreu i PD-së Basha refuzoi propozimin e fundit.
“Na vjen keq që lidershipi i PD-së refuzoi propozimin, – thuhet në deklaratë. – Roli i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar, është thelbësor. Besueshmëria e procesit, varet nga besueshmëria e Vetingut. Ndërkombëtarët duhet të sigurojnë monitorim”.
Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri
Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.
Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.
Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.
Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.
.