08,11,2024

BE-ja nuk liberalizon vizat për Kosovën, kritikon edhe vendet që kanë liberalizim

Must Read

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perendimor dhe atyre të partneritetit lindor, që gëzojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.

BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit. 

Gjithashtu zyrtarët e BE-së, kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina mbetet i lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017. Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit. 

Disa vende anëtare të BE-së, ngurrojnë t’i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img