27,12,2024

BE-ja ia tërheq vërejtjen Ramës: Kujdes me fqinjët

Must Read
Edi Rama

Në mbledhjen e sotme të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE, KiE ndalet tek paragrafi që flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët.

Brukseli këshillon vendin tonë që të bëjë kujdes me gjuhën retorike dhe të mos bëjë deklarata në dëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Këshilli mirëpret vazhdimin e angazhimit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe nënvizon rëndësinë për të siguruar marrëdhënie të mira të fqinjësisë, çka është thelbësore. Veprime apo deklarata të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”, thuhet në paragrafin e fundit të KiE.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka arritur qëllimin e tij, i cili kërkoi në mbledhjen që u mbajt në Bruksel të caktohet ndër kushtet kryesore edhe respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe respektimi i pronës.

Disa javë më parë, Greqia reagoi për problemet e brendshme të Shqipërisë, duke akuzuar Qeverinë për shembjet e banesave të minoritetit grek në Himarë. Kryeministri Rama dhe ministri Bushati reaguan ashpër dhe duke mos ulur tonet.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img