21,12,2024

BE ‘gjurmon’ rrjedhën e armëve nga Ballkani në Lindjen e Mesme

Must Read
Armët/ Ilustrim

Zëdhënësja e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Maja Kocijancic, i ka thënë BIRN-it Shërbimi për Veprime të Jashtme është “shumë aktiv në këtë fushë” duke shtuar se “ne jemi dike e shikuar raportin që e keni publikuar ju”.

Shërbimi është duke mbledhur të dhëna për armët ilegale të gjetura në Siri dhe Irak, ka shtuar Kocijancic.

Një hulumtim nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN dhe projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, ka zbuluar se që nga viti 2012, Bosnja, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Serbia dhe Rumania janë pajtuar të eksportojnë armë dhe municion në vlerë prej së paku 1.2 miliardë euro për në katër shtetet që përkrahin opozitën e armatosur në Siri.

Shumica e marrëveshjeve, në shumën prej 829 milionë eurosh ishin bërë me Arabinë Saudite.

Vendet eksportuese kishin dhënë licencat përkundër dëshminë që shumica e armeve ishin duke u shmangur drejt Sirisë, duke përfunduar te opozita apo grupet islamiste të akuzuara për mizori.

Vendet anëtare të BE-së dhe vendet që aspirojnë t’i bashkohen kësaj bashkësie janë të obliguara të ndërmarrin tetë kontrolle të ndryshme para se të pajtohen të japin licenca për eksportim të armëve.

Këto kontrolle përfshijnë vlerësimin e rrezikshmërisë që armët e shitura mund të shmangen apo të përfundojnë në duart e grupeve terroriste.

Kocijancic ka shtuar: “Ne jemi të vetdijshëm për raportet për transferim të armëve nga Europa për në Lindjen e Mesme, që pretendojnë se ka pasur shmangie të paligjshme të armët drejt grupeve Islamiste siç janë Da’esh, Ansar al-Sham or Jabhat Fatah al-Sham, dhe jemi duke e shikuar këtë çështje.”

Ajo nuk ka mundur të konfirmojë nëse vendet e ardhshme nga Ballkani ka gjasa të kritikohen për eksportin e armëve të tyre në raportet vjetore të progresit që pritet të dalin gjatë kësaj vjeshte.

Megjithatë, ajo ka shtuar: “Lufta kundër krimit të organizuar që përfshinë trafikimin me droga, armë dhe me njerëz, shikohet me kujdes të jashtëzakonshëm.”

Ekspertët e tregtisë me armë dhe të të drejtave të njeriut kanë thënë që shmangia e këtyre armëve dhe përdorimi i tyre nga grupe që dyshohet të kenë kryer krime të luftës ngrit shumë pyetje për këtë tregti.

Hulumtimi i BIRN dhe OCCRP i publikuar së bashku me The Guardian, është bërë kryetitull në shumë media ndërkombëtare dhe është pasuar me reagime nga krerë të shteteve dhe zyrtarë të lartë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img