Në vitin 2006 – VMRO – DPMNE njoftoi se në mandatin e vet katër-vjeçar do të realizojë këtë projekt. Vijojnë zgjedhjet në vitin 2008, sërish kjo rrugë është pjesë e programit zgjedhor.
Seksioni i njëjtë është edhe në programin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Këtë vit shënohen dhjetë vjet që nga premtimi i VMRO–DPMNE-së. Pak më vonë me këtë premtim u bashkëngjit edhe partia e Ahmetit BDI, por deri më tani nuk u siguruan para për ndërtim.
Bëhet fjalë për rrugë të gjatë vetëm 12 kilometra, dhe është pjesë e rrugës kryesore nga Shkupi për Prishtinë.
“Edhe pse paralajmërohej për vite, tani nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njoftojnë një afat të ri, ri-projektimi të përfundojë në vitin 2016. Si dhe theksojnë se ky seksion mund të jetë i nivelit të zgjidhjes së autostradës apo rrugë e shpejtë”
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, përndryshe kuadër i BDI-së, nuk deshi të flasë për këtë projekt. Nga kabineti i Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, i cili ka qenë tradicionalisht i VMRO – DPMNE-së, thonë se projektimi është në rrjedhë.
“Në rrjedhë është projektimi i seksionit Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12 km. Përmes një grandi nga ËBIF është nënshkruar marrëveshje për projektimin plotësues të firmës projektuese Mott MacDonald dhe IPF Consortium”, thanë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Derisa qeveria thekson vazhdimisht se në Maqedoni investohen një miliardë euro në infrastrukturë dhe se ndërtohet si kurrë më parë, ky seksion prej 12 kilometrave me dekada mbetet vetëm një premtim në letër. Në të njëjtën kohë, Kosova investon qindra milionë euro për lidhjen në anën tjetër të kufirit. Përveç se nuk ka para për të ndërtuar, ky seksion, për dallim nga autostradat tjera, planifikohet të ndërtohen me partneritet publiko-privat. Nëse edhe në këtë tentim Qeveria nuk do të ketë sukses, atëherë do të kërkojë mënyrë si ti sigurojë të hollat.
.