Numri më i madh i viktimave, që besohet të jetë mbi 600, është në Shqipëri, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Reeta Chakrabarti, ka folur për BBC, duke raportuar kështu për viktimat e trafikimit në Britaninë e Madhe dhe kryesisht në Shqipëri.
Në jug të Shqipërisë, një vend shumë i varfër, viktima të trafikimit dhe të dhunës janë thjesht disa vajza të vogla, nxënëse të moshave 10-12. Këto vajza kanë treguar tmerrin dhe brutalitetin që e përjetojnë, kështu duke u shfrytëzuar edhe për trafikim.
Shqipëria është një vend i vogël ku ndodh një numër i madh i trafikimit të grave dhe vajzave, e kjo tregti me qenie njerëzore nisi kryesisht pas rënies së komunizmit në vitin 1990. E trafikantët, janë të organizuar fare mirë, madje kanë një reputacion për brutalitet.
Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, bëhet kryesisht në zonat rurale dhe trafikohen vajzat dhe gratë e varfra.
Ato fillimisht tërhiqen nga premtime të rreme për martesa e më pas edhe për vende pune. Shumica e viktimave i nënshtrohem trafikimit seksual dhe punës së detyruar.
Fatos Kaplani, është aktualisht i burgosur tashmë që 15 vjet në një burg të sigurisë së lartë në Korçë. Ai është dënuar për trafikim të fëmijëve në Greqi, duke i detyruar të punojnë si prostituta dhe si lypëse, edhe pse vetë është një baba, e gjatë asaj kohe ishte i martuar.
Sipas një raporti të OKB-së, viktimat janë manipuluar shpesh e më pas janë rekrutuar me anë të martesave të rreme, dhe punësimit të tyre tek trafikantët, duke iu premtuar atyre që do t’ua mbulojnë shpenzimet për jetë. /Lajmi.net/