05,05,2024

Bashkim Fazliu kandidat për kryetar i NQF-së për Ferizaj

Must Read

Ferizaj.22.08.2017.  Bashkim Fazliu përmes një postimi ka bërë të ditur së tani më ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Ferizajt.  Gjithashtu Fazliu ka thënë që së shpejti do të bëjë publike edhe listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, por për arsye të ndryshimeve të mundshme gjatë ditëve në vazhdim lista do të publikohet më vonë.

Ky është postimi i plotë i Bashkim Fazliut:

 

Sapo aplikova me NQF në KQZ për Zgjedhjet komunale në Ferizaj për Kryetar komune dhe për Kuvendin Komunal të Ferizajt, me listën së cilës i prijë unë. Për arsye të plotësimeve të mundshme gjatë kësaj javë, nuk po e publikojë ende listën finale të kandidatëve të NQF-së për Kuvendin e Ferizajt. Ajo çka mund t’ju them me bindje të plotë është ajo se lista jonë është e larmishme dhe shumë e fortë. Ka pasë edhe shumë kandidatë të tjerë që për arsye të ndryshme janë tërhequr apo edhe nuk kanë kandiduar megjithë potencialin dhe dëshirën që kanë. Gjithsesi duhet ditur fakti se qytetarët kanë mundësi t’i votojnë vetëm ata që janë në lista e jo ata që janë nëpër shtëpitë e tyre. Nuk jepen golat nga shikuesit, por nga lojtarët që janë në terren. Prandaj suksese gjithë atyre kandidatëve e kandidatëve guximtarë e me duar të pastërta!

Vazhdojmë të bindur në fitoren tonë si organizim i pastër dhe i vetmi subjekt politike ferizajas – Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF.

INOVACIONI apo KANALIZIMI?

Bashkim Fazliu Migjeni, Autor & Inovator
Kandidat për Kryetar të Ferizajt

22 gusht 2017

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img