27,04,2024

Bashkëpunimi me Caritas Kosovën do të vazhdoje edhe në shumë projekte të tjera

Must Read

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale Dr. Burim Karameta dhe bashkëpunëtore të tjerë, janë pritur në një takim nga drejtori i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij. Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por theks te veçantë ju kushtua bashkëpunimit në mes komunës dhe organizatës në fjalë .
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh tejet mirënjohës ndaj bashkëpunimit që ka pasur me këtë organizatë, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“ Caritas Kosova në krye me Don Viktor Sopin, ka qenë njëri ndër partnerët e rëndësishëm ne zgjidhjen e problemeve humanitare që ndërlidhen me shërbimet cilësore të shërbimit ambulantore, dhe të atyre në qendrat e shëndetësisë siç është QKMF-ja dhe në ambulanca të shpërndara në viset rurale të komunës së Ferizajt.Të gjitha këto përpjekje i kanë dhënë një kuptim realizmit të këtyre marrëveshjeve në veçanti përmes aktivizimit të ekipeve mobile të cilat kanë vizituar në veçanti të sëmurët që kanë qenë të pa lëvizshëm dhe të cilët kanë pasur nevojë për dorën e mjekëve. Ne të gjitha këto vizita nuk do të kishim mund t’i bëjmë pa mbështetjen e Caritas Kosovës, dhe pa mbështetje e institucioneve lokale, si dhe të përkrahjes institucionale nga Ministritë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me këtë rast Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë e Shëndetësisë” deklaroi kryetari Svarqa.
Ai më tutje shprehu falënderimin e tij që është mirëkuptuar në këtë rast kur nuk ka pasur mundësi të shtohet numri i punëtorëve shëndetësor për kryerjen e këtyre shërbimeve , por është gjetur mundësia më për angazhimin e tyre përmes bashkëpunimt me organizatën Caritas Kosova
“Të gjitha këto Ministri kanë qenë të vetëdijshme që falë pengesave dhe shtrëngesave të kanë qenë të krijuara nga kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të kornizës afatmesme buxhetore që i ka përcaktu Ministria e Financave, kane bërë të pamundur zgjerimin e kapaciteteve kadrovike në shërbim të institucioneve shëndetësore për futjen e tyre në buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, por edhe komunta kanë qenë të shtrënguara që të vazhdojnë marrëdhëniet kontraktuale me Caritasin e Kosovës si një vazhdimësi e marrëdhënieve që kanë qenë ekzistuese të cilat i kemi vlerësuar shumë”, është shprehur kryetari Svarqa.
Kryetari Svarqa potencoi se tashmë komuna e Ferizajt, ka të përgatitur edhe kuadrin shëndetësor që në një të ardhme të afërt, kur të hapet spitali i ri do të shërbejnë në të mirë të të gjithë qytetarëve. E nga ana tjetër drejtori i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi, u shpreh tejet mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur si në fushën e shëndetësisë, por edhe në fusha të tjera. Gjatë këtij takim u tha që shumë shpejt të gjithë punëtorët shëndetësor do të marrin edhe pagat e tyre. U tha se atyre do t’ju paguhet çdo orë e punës që kanë bërë nëpër institucionet shëndetësore si dhe gjatë vizitave në teren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img