14,10,2024

Bashkëpunim nder-rajonal për ambientin

Must Read

Qëllimi i takimit ishte gjetja e mundësive të bashkëpunimit në fushën e mjedisit, për të krijuar ambient mjedisor më të mirë për qytetarët e vendit.

Në takim u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha dhe projekte imediate, duke filluar nga menaxhimi i resurseve natyrore, i zonave të mbrojtura, mbetjeve industriale, parqeve nacionale, Shpellës së Gadimes, ujëvarave, bifurkacionit, fushatat informuese dhe ndërgjegjësuese në angazhimet mjedisore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Përveç bashkëpunim të suksesshëm në të kaluarën në fushat e targetuara mjedisore, bashkëbiseduesit, u zotuan për mbështetje të projekteve kombëtare dhe ndërkufitare, që kanë të bëjnë me Mjedisin. Po ashtu bashkërisht, u dakorduan që deri në javën e ardhshme të përpilohet plani veprues në afate kohore për realizimin e veprimeve të përbashkëta në realizimin e projekteve, si dhe në lehtësimin e çasjes tek donatorët dhe investitorët e mundshëm”, thuhet në komunikatën për media të MMPH-së.

Ekspertiza dhe eksperienca e Qendrës Regjionale të Mjedisit në fushat e sipër theksuara është vlerësuar si dobiprurëse për ministrinë nga ana e UD Ministrit Shala. /Lajmi.net

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img