26,11,2024

Bashkatdhetarët nga Gjermania ndihmuan 21 familje nga Mitrovica me nga 50 euro

Must Read

Bashkatdhetari me qëndrim në Shtuttgart të Gjermanisë, Baki Mustafa, kryetar i Qendrës Islame për Shtuttgart e rrethinë, ka shpall Muajin e Ramazanit muaj të solidaritetit me njerëzit që kanë gjendje të vështirë ekonomiko-financiare.

“Falë punës së tij të palodhshme dhe bashkëveprimtarëve të tjerë, qendra që ai e drejton, ka tubuar ndihma të konsiderueshme financiare për të ndihmuar familjet e varfra që të kremtojnë Festën e Bajramit të Madh. Mustafa, vetëm për komunën e Mitrovicës, ka dërguar 1050 euro, për t’ua shpërnda 21 familjeve që nuk e kanë gjendjen e mirë materiale, me çka ju ka mundësuar atyre që bashkë me familjarët të festojnë Bajramin e Madh”, thuhet në njoftimin për media.

Me rastin e marrjes të të hollave, kryefamiljarët që përfituan ndihmën, falënderuan shumë për këtë veprim human e solidar Qendrën Islame për Shtuttgart e rrethinë dhe në veçanti kryetarin Mustafa.

“Sot edhe ne po ndjehemi mirë, sepse me këtë ndihmë na u mundësua që sado pak t’i gëzojmë fëmijët tanë për festën e Bajramit, prandaj edhe falënderojmë nga zemra bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Gjermani, të organizuar në këtë qendër”, u shprehën përfituesit e ndihmës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img