05,05,2024

Bashkatdhetarët ferizajas të interesuar të investojnë në vendlindje

Must Read

Bashkëatdhetarët ferizajas të interesuar të investojnë në vendilndjeKryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në kuadër të takimeve të shumta me mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës ka zhvulluar sot një takim miqësor me Agim Sejdiun udhëheqës i shoqatës “Kosova” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreytari Svarqa shprehu falënderimet e tij për këtë interesim dhe tha se komuna do të ofrojë mjaft lehtësime për investimet që do të bëhen këtu nga kushdo qoftë.
“Ne i ofruam dokumentet dhe udhëzimet që posedojmë për investimet e bashkëatdhetarit Sejdiu dhe presim rezultatet konkrete brenda pak kohësh. Mirëpresim secilin bashkëpunim të dobishëm për qytetarët tanë. Për ata që investojnë edhe palët që do të mund të gjejnë punë nga këto investime” pohoi kryetari Svarqa.
Bashkëatdhetari Sejdiu shprehu përgëzimet e tij për zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë, duke treguar edhe synimet e tij e të shokëve nga Bostoni për investime të rëndësishme këtu.
“Vërtet kemi dëshirë të jemi të lidhur me Kosovën prandaj diskutojmë shpesh të investojmë edhe kapitalin tonë këtu, prandaj u orientova në komunë për të marrë udhëzimet se di duhet vepruar. Mësova se ka disa procedura që lidhen edhe me nivelin qendror dhe pak ngadalë ecin këto punë, por unë kam një plan familjar dhe gjithsesi do të bëjmë diçka në vitet e ardhshme” tha Agim Sejdiu nga ShBA.
Ai më tutje ka njoftuar kryetarin Svarqa për aktivitetin e shoqatës “Kosova” me ç’rast punohet mjaft në parandalimin e asimilimit të fëmijeve shqiptar në Boton ku jetojnë mbi 1 mijë e 500 shqiptarë , pastaj në ofrimin e shumë donacioneve për fëmijët e sëmurë , si dhe në rastet e tjera humanitare. U premtua se aktivitetet e tilla do të jenë edhe më të shpeshta në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img