08,01,2025

Basha reagon ashpër pas nisjes së hetimeve nga policia: Luftë për zgjedhje të lira, ne do ta fitojmë

Must Read

Në bashkëbisedimin me gazetarë e analistë, Basha theksoi se Parlamenti është mbushur me kriminelë të cilët nuk i shërbejnë popullit.

“Themelet e republikës së re do të hidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë lojëra me polici që do ndjekë penalisht kryetarin e opozitës. Beteja jonë ka një qëllim kryesor, qëndresën e bashkuar deri në largimin e qeverisë. Kjo është patjetër luftë, luftë për Shqipërinë demokratike, për Shqipërinë europiane, është luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është luftë dhe kësaj lufte ne i kemi vënë gjoksin përmes një proteste të fortë dhe paqësore”, u shpreh Basha.

Po kështu, kryedemokrati akuzoi edhe mediat të cilat i quajti fasadë që i shërbëjnë një qeverie fasadë, ndryshe nga misioni i tyre që është t’i shërbejnë të vërtetës.

“Parlamenti është fasadë, qeveria është fasadë ndaj duan të bëjnë veting fasadë. Kësaj qeverie dhe parlamenti fasade i duhet drejtësia fasadë për të mbrojtur kriminelët që rrinë pas kësaj qeverie fasadë. Ne jemi këtu për të shkulur fasadat, për të krijuar një republikë të re, të vërtetë, të zgjedhjeve të vërteta, të parlamentit të vërtetë, të qeverisë së vërtetë që i shërben ligjit dhe qytetarëve, të një drejtësie të vërtetë me gjyqtarë e prokurorë që e luftojnë dhe nuk e mbrojnë krimin dhe korrupsionin.

Këtyre pushteteve fasade ju shërben media fasadë. Duhet një media e vërtetë, një media ku gazetarët nuk janë skllevër të pronarit por ushtarë të interesit të shqiptarëve”, theksoi kryetari i opozitës Lulzim Basha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img