“Ne kërkojmë ta përfundojmë reformën në drejtësi, por ne kërkojmë drejtësi për shqiptarët dhe jo një peshqesh për Edi Ramën. Qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Reforma do të bëhet vetëm sipas Komisionit të Venecias, dhe jo e kapur nga Edi Rama”, tha Basha.
Kreu i opozitës akuzoi edhe një herë se Edi Rama është armiku i drejtësisë së pavarur. Ai shtoi në fjalën e tij se drafti i njëanshëm do të takohet me dështimin e plotë në parlament.
The post Basha: Rama, armiku i drejtësisë së pavarur appeared first on Lajminet.