29,04,2024

Basha: Propozimi i ri bazohet sërish te neni 88

Must Read
Lulzim Basha

Duke folur për formulën e PD-së, Basha shprehu rezerva sipas të cilave ky propozim nuk i intereson Ramës, i cili sipas tij kërkon dështimin e reformës. “Argumenti sigurisht është frika që Edi Rama ka nga një reformë e vërtetë dhe përgatitja që bën për të dështuar këtë reformë, me qëllim që më 21 korrik të drejtojë gishtin nga opozita. Gishtin ia ka prerë Bilali me shokë. Nëse ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë kalë beteje, i them se e ka një gomar të ngordhur”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, gjatë kë- tyre dy javëve ai që nuk ka heshtur dhe ka kërkuar votë individuale në Parlament për draftin aktual të reformës në drejtësi është ambasadori amerikan. Por e ka kjo formulë e re e opozitës mbështetjen e partnerëve? “E rëndësishme është që formula jonë është bazuar në dokumentin themelor ndërkombëtar, opinioni final i Venecias, mbi të cilin nuk mund të ketë asnjë institucion tjetër.

Jo, opozita nuk ka vendosur asnjëherë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë kompetenca që nuk i jep Venecia. Ne kemi qenë për kompetenca që Venecia ia njeh komisionit të monitorimit dhe për këto do të qëndrojmë deri në fund. “Është propozim i rrëzuar nga opozita më 17 shkurt me shkrim dhe gjatë takimit tim të 6 qershorit në mënyrë të argumentuar, sepse është një metodë me potencial të lartë korruptimi, pa transparencë dhe tepër i ndërlikuar për kushtet dhe proceset që propozohet”, ka thënë Basha, ndërsa thekosi se mazhoranca nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje.

“Mbledhja e grupit të PD-së rikonfirmoi qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publik faktin se opozita prej 17 ditësh, prej 24 qershorit, i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekomandimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi.

Deri më sot nuk e kemi bërë publik këtë fakt, me shpresën se pala tjetër do të negocionte dhe do të gjente një zgjidhje. Në këto kushte konkluzioni ynë është i qartë. Sa më shumë mazhoranca futet në llogoret e saj duke refuzuar jo thjesht rekomandimin 88, por edhe logjikën, vullnetin për të shkuar tek një zgjedhje, aq më shumë shqiptarët e kanë të qartë që Rama nuk e do reformën në drejtësi, po fajin do t’ia lërë opozitës”, është shprehur kryedemokrati.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img