05,02,2025

Basha përulet para Adem Jasharit: Heronjtë nuk vdesin kurrë në zemrën e një kombi mirënjohës!

Must Read

Lideri i opozitës vendosi kurora me lule në bustin e ngritur në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

“Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën. Dhe padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.

Lavdi përjetë Adem Jasharit!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

Gëzuar 28 Nëntorin!” , – u shpreh Basha.

img-3643_1480333406-9993416 img-3617_1480333405-7102959

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt. Aty një fabrikë është përfshirë nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img