26,12,2024

Basha nga SHBA-ja flet për prishjen e konsensusit

Must Read
Lulzim Basha

Basha gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” theksoi se, kalimi i ligjeve nuk mund të bëhet pa respektuar afatet Kushtetuese që nuk e lejojnë miratimin nesër në Parlament të ligjit. Por, kreu i PD­së tha se opozita është e gatshme për të marrë në shqyrtim draftin për Vetingun që të mos ketë asnjë vonesë në miratim.

Nga ana tjetër, Basha foli për një “hile” nga ana e Partisë Socialiste. “PD ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar ligjin e Vetingut me ekspertët e saj në mënyrë që të mos ketë asnjë vonesë në miratimin e saj. Mazhoranca i është përgjigjur kësaj me një hile, e cila tashmë është sqaruar, është një furtunë në një gotë uji. Pretendohet se drafti ka qenë gati më 4 korrik, ndërkohë që drafti zyrtarisht është përcjellë mbrëmë vonë”, tha Basha.

Sipas liderit të PD-­së ajo që po konsiderohet si ‘prishje e konsensusit për reformën në drejtësi’ nuk është gjë tjetër veçse një “manovër e qartë politike, e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me PD­në”. “Opozita ka qenë dhe është e gatshme të sakrifikojë për të kontribuar në përfundimin e procesit të reformës në drejtësi. mazhoranca të mos punojë me hile, por me transparencë dhe vullnet. PD ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë përgjegjësinë e saj. Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin nga të njëjtët që tentuan të përjashtojnë opozitën nga procesi”, tha ai.

Kryetari i PD-­së në fund tha se tashmë sfida e opozitës është për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img