07,07,2025

Basha: Ky shesh nuk do të lirohet, deri në fitore

Must Read

Në fjalën e tij për të pranishmit njëri nga përfaqësuesit përshëndeti të pranishmit dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e nisur dhe të mos tërhiqen.

Gjithashtu ata nuk ngurruan të nxjerrin në pah mbështetjen dhe konsideratën e lartë për liderin e opozitës, Lulzim Bashëm.

“Kam ardhur këtu për Lulzim Bashën, me të cilin jemi takuar disa herë nëpër Evropë. Ne duam të mbështesim dhe inkurajojmë ata që protestojnë luftojnë për barazi dhe mbrojtje të ligjit. Ku duhet të vazhdoni luftën tuaj deri në fitoren e saj sepse në të ardhmen do të hyni në histori për këtë që po bëni”, u shpreh njëri nga përfaqësuesit e CDU-së.

Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha falenderoi përfaqësuesit e CDU-së për mbështetjen që po ia japin atij dhe protestës që ai drejton dhe paralajmëroi se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste.

“Ky shesh nuk do të lirohet, deri në fitore”, tha Basha në mbyllje të fjalës së tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img