18,12,2024

Basha: Koha e Ramës ka mbaruar, dibranët e braktisën

Must Read

“Do të mbahet mend se në Dibër, Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij. Dhe kjo për një fakt të tjeshtë, s’kishte çfarë të thoshte. S’ka mbajtur asnjë premtim dhe këtë dibranët nuk ia harrojnë. S’ka bërë asnjë investim dhe këtë dibranët e shikojnë. Ua ka bërë jetën më të vështirë e të pasigurtë dhe këtë dibranët e ndjejnë në kurriz”, ka thënë Basha.

Basha është shprehur se, 3 vjet e gjysmë më parë, kryeministri mbolli “rrenën e Rilindjes” në Dibër dhe sot ishte dita e korrjeve, që sipas tij ishte “braktisja totale” nga qytetarët.

“Braktisje nga Dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje edhe nga socialistët e tradhëtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Dibër. Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se për këtë ka disa arsye. “Së pari, sepse ai nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varfëruar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë dhe tani ka ardhur fundi. S’ka më kohë për Edi Ramën. S’ka më kohë për trafikantët. S’ka më kohë për hajdutët. S’ka më kohë për krimin”, ka thënë Basha.

Në vlerësimin e kreut të opozitës, “3 vjet e gjysmë vuajtje e skamje për një popull nuk janë lojë”. “Shqiptarët dhe dibranët do të dinë të rifitojnë këtë kohë të humbur. Do të kapin me ritmin e duhur rrugën e zhvillimit, të punës, të sigurisë, të dinjitetit njerëzor. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img