“Prandaj donim që Komisioni i Venecias të ishte arbitri i reformës në drejtësi dhe Venecia ka folur qartë. Ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë. PD-ja e ka pranuar këtë zgjedhje. Për PD-në, në stadin aktual të draftit, kjo është e vetmja çështje dhe këtë çështje e kemi të qartë: jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pa asnjë alibi dhe asnjë vonesë për zvarritje të procesit. Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga SHBA dhe BE”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së theksoi se i përsëriti Metës vendimin e partisë së tij se, “nëse kërkohet vullnet dhe negociim, PD-ja pranon me kushtet e Komisionit të Venecias”.
Basha nënvizoi gjithashtu edhe se “takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar rrugëdalje”.
The post Basha: Drejtësia është kapur politikisht appeared first on Lajminet.