22,12,2024

Baraliu: Pacolli po sakrifikohet për Kosovën!

Must Read

baraliu

“Asht e vertet qe ne vendimin e fundit te Kushtetutes ka kundershti e sidomos ne piken e 64”, tha profesori Mazllum Baraliu ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin.

Ai theksoi se per Pacollin asht dashte, pra ka qene obligim me qene ne sallen plenare 120 deputet, ku tha se tash Kushtetuesja per rastet e tjera te ngjashme ose te njajta me te Thaçit e Pacollit, nuk ka me dite qysh me veprue., tue shtue se gjykata asht e ndikueme politikisht.

“S’ka me dite a me u bazue te rasti i pare a te i dyti, nese ne t’ardhmen ka me u paraqite nji rast i tille”, shtoi ai.

Tue i permend vendimet e gjykatave te vendit, te cilat Baraliu i vlereson si vendime jo te rregullta, ai vleresoi se edhe Gjykata Kushteutese nuk asht larg nga to.

“Asht shpreh deshira per me trajtue çashtjen e zgjedhjes se Thaçit President, s’asht vertetue, u shkrue nga kush u shkrue, krejt çka duhet me u ba asht veç me respektue vendimin edhe qytetaret edhe opozitaret”, tha ai tue shtue se vendimet e Kushtetueses asht me ligj qe te respektohen nga institucionet e vendit.

“Asht ky verdikt qe asht, s’mundet me u shkue ma pertej se deri ketu”, theksoi Baraliu.

Ma shume flet nji ekzemplar, pesha e tij, efekti qe mundet me ba, se sa çdo za i ngritun qe mundet me qene i çjerrun, – tha nder tjera Baraliu tue fole per ish-Presidentin Behgjet Pacolli, tue e vleresue ate si nji njeri qe kurre nuk i ka ba padrejtesi vendit.

“Asht ma mire me ja lane historise, me ja lane te kaluemes”, e keshilloi Pacollin Baraliu.

“Drejtesia ma e madhe mundet me qene ndonjihere padrejtesia ma e madhe. Drejtesia mundet me u vonue por kurre me u harrue”, u pergjigj Baraliu ne pyetjen e moderatorit Jupolli, se a ka me pase ndonjihere drejtesi ne vendin tone.

Tue ju kthy prape temes se zotni Pacollit, e tash lidhun me padine e mundshme ndaj Kushtetueses, Baraliu tha se s’asht pro kesaj por qe asht ne rregull nese done me ba kete çashtje shume te njoftun per opinionin publik.

“E ka thane asht e turpshme, mendoj qe e ka permbylle me kete fjali”, tha nder te tjera Mazllum Baraliu, profesor universitar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img