30,05,2024

Baraliu: Pacolli ka bazë të ankohet në Strasburg (VIDEO)

Must Read

baraliu-e-shpjegon-n-euml-detaje-procesin-e-zgjedhjes-s-euml-presidentit-video_hd

Vendimi i shpallur sot nga Gjykata Kushtetuese për rastin e zgjedhjes së presidentit, sipas njohësit të çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu është një vendim me përplot kontradikta dhe më përplot kundërthënie të paragrafëve të këtij aktvendimi me aktvendimin e shpallur në rastin Pacolli.

Në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel profesor Baraliu ka thënë se Gjykata Kushtetuese është përpjekur që për rastin e njëjtë të ketë qasje të ndryshme.

“Jam i bindur se kushtetuesja nuk ka arritur ta arsyetojë të paktën qëndrimin e ndryshëm atëherë dhe qëndrimin tani që është fjala për kuorumin”, ka thënë Baraliu duke shtuar se eksponent të caktuar të kësaj qeverie kanë paralajmëruar paraprakisht se çfarë do të jetë vendimi por ne kemi pritur në një masë të caktuar të këtë një korrektësi në aktgjykim.

“E kam thënë edhe më herët do ta ketë shumë vështirë, nëse do të ketë një verdikt korrekt dhe qasje korrekte ligjore dhe kushtetuese dhe do të thosha qasje profesionale të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast në relacion më rastin e përmendur më parë. Ndodhi fatkeqësisht qe duke u përpjekur që ato dispozita të verdiktit të mëparshëm të rastit Pacolli është përpjekur t’i inkorporojë në paragrafin 70 Gjykata Kushtetuese në këtë rast por nuk ia ka arritur që ta arsyetojë vendimin e mëparshëm”, ka thënë ai.

Baraliu ka thënë se tani pas publikimit të këtij vendimi ish-presidenti Begjet Pacolli ka elemente dhe bazë ta bëjë një iniciativë apo një ankesë në instancat e caktuara deri në Gjykatën e Strasburg por kjo është në dëshirën e tij.

“Në bazë të këtij verdikti që kemi tani kushdo në situatë të tillë do të interesohej që të kërkojë drejtësi dhe të kërkojë qasje të njëjtë në këto dy raste sepse kanë shumëçka të përbashkët”, ka deklaruar Baraliu./Tribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img