12,07,2025

Banorët e Shtrubullovës të premten protestë kundër emërtimit  të rrugës

Must Read

Sipas një njoftimi të këtyre banorëve protesta do të mbahet nga ora 12:30 deri në orën 13:00, ku edhe kanë paralajmëruar bllokimin e rreth rrotullimit në hyrje të qytetit  që lidh rrugën për në fshatin Shtrubullovë, raporton lajmi.net.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimin e datës 27 shkurt 2017,dhe te ofrojnë një zgjidhje te drejt,ne të kundërtën ata paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen deri ne zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët  po kërkojnë që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati. Ndërsa që kjo rrugë është emëruar me emrin e një dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit./ Lajmi.net/

17105613_1493515727348227_56303408_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img